Banorët e Unazës së Re në Tiranë, të cilët preken nga projekti i zgjerimit të rrugës vijuan protestën e tyre edhe gjatë pasdites. Bashkë me ta ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Vokshi u shpreh se Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj po mashtron opinonin publik, pasi sipas saj, një ditë më parë Veliaj nuk takoi banorët e Unazës, por policë bashkiakë dhe punonjës të administratës.

“Dje ka qenë me Erion Velinë administrata, Policia Bashkiake. Nuk kanë qenë banorët. Erion intriga e kryemashtruesi po mundohet të dizinformojë, të mashtrojë opinionin publik dhe banorët, por këtë nuk do t’ia arrijë dot”./abcnews.al