Paraqitja kundër Bayern Munchen ishte zhgënjyese, për herë të parë asnjë gjuajtje në portë

Paraqitja e Barcelonës kundër Bajernit të Mynihut në sfidën e parë të Ligës së Kampioneve për sezonin 2021-2022 ka alarmuar tifozët dhe i ka lënë të stresuar ata.

Humbja 3-0 në “Camp Nou” është e dhimbshme, por ajo që shqetëson më shumë, është paaftësia për të rrezikuar e blaugranave.

Largimi i Leo Messit ka lënë mjaft boshllëk dhe trajneri Ronald Koeman dhe futbollistët janë në një presion të madh.

Media ka qenë shumë e ashpër me Barçën, pas ndeshjes me Bajernin. Për herë të parë në histori, Barcelona nuk arriti që të gjuante një herë të vetme në portë në një ndeshje të Ligës së Kampioneve.

Trajneri holandez tha se kjo është ajo që skuadra mund të bëjë për shkak të mungesës së alternativave. Ndërkohë që një prej senatorëv të ekipit, Gerard Pique deklaroi se “ata janë ata që janë” dhe ekipi ka shansin që të përmirësohet në vazhdim.

Për gazetat sportive spanjolle, paraqitja e blaugranave ishte e dobët dhe Barça në fushë ishte për të ardhur keq.

Për herë të parë, katalanasit kanë pësuar tri humbje radhazi në shtëpi në kompeticionet europiane.

Edhe vërshëllimat nga tifozët nuk munguan.

Klan News