Spanjollët duan kualifkimin kundër Napolit, Arsenal për përmbysjen e madhe

Pas tre sezoneve zhgënjyese, Barcelona është 90 minuta larg kualifikimit, ku i duhet një fitore pas atij barazimi 1-1 në ndeshjen e parë. Edhe historia flet në krahun e tyre, 13 fitore në 16 ndeshjet e fundit me eliminim direkt në sfidat e zhvilluara në Spanjë.

Mbi të gjitha, Barcelona po kalon një formë të mirë pasi ka 8 ndeshje e pamposhtur në të gjitha garat, me 5 fitore dhe 3 barazime. Udhëtimi drejt Katalonjës nuk është i duhuri për Napolin, që rrezikon të mbetet pa trofe këtë sezon. Kampionët e Italisë kanë humbur 5 nga 6 ndeshjet e fundit në tokën spanjolle në kompeticionet Europiane.

Pasi rrëmbyer kreun e Premier League, Arsenal ka një mision tjetër të rëndësishëm, kualifikimin në Champions League. Londinezët duhet të përmbysin disavantazhin e takimit të parë, humbjen 1-0 ndaj Portos për të qenë pjesë e 8 ekipeve më të mira të kontinentit. 

Fatkeqësisht për Topçinjtë, ata janë eliminuar nëntë nga dhjetë raste kur kanë humbur ndeshjen e parë. Përjashtimi i vetëm është pikërisht ndaj portugezëve, në sezonin e 2009-2010.

Klan News