Shija e humbjes në “El Clasicon” ndaj Real Madrid nuk është harruar ende te Barcelona. Katalanasit do të ndjekin çështjen në gjykatë Federatën Mbretërore të Futbollit Spanjoll, në lidhje me atë që ata mendojnë se është një padrejtësi në “Santiago Bernabeu”.

Presidenti Joan Laporta kërkon që Federata Spanjolle e futbollit të publikojë pamjet dhe audion nga dhoma e VAR-it që u konkretizuan me anulimin e golin të Yamal. Kjo e fundit  e hodhi poshtë kërkesën, duke theksuar se nuk do të kishte përjashtime vetëm për Barcelonën.

Në këtë situatë, Barcelona do të hedh në gjyq Federatën në një përpjekje për të detyruar ata të publikojnë materialin që dëshiron. Laporta kërcënoi gjithashtu në deklaratën e tij për të kërkuar që ndeshja me Real Madrid të përsëritet, duke përmendur precedentin e një ndeshjeje Genk-Anderleht që do të riluhet në fund të sezonit në Belgjikë.

Humbja me përmbysje 3-2 në derbin spanjoll nuk po kapërdihet siç duhet nga drejtuesit e Blaugranëve, kjo e shtyrë edhe nga fakti që ky 3 pikësh e afron Real Madrid me titullin e 36-të kampion në La Liga. Kur kanë mbetur edhe 6 takime deri në fund të kampionatit, distanca mes kryeqytetasve kryesues dhe Barcelonës ndjekëse qëndron në 11 pikë.

Klan News