Basha: Jo pazar me Ramën, qeveri tranzitore dhe reformë kushtetuese (Video)

Basha: Jo pazar me Ramën, qeveri tranzitore dhe reformë kushtetuese (Video)

21:10 21/06/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti fjalimin para protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, në këtë protestë të 9-të të opozitës. Gjatë fjalës së tij, Basha ishte i prerë kur tha se nuk ka pazar me kryeministrin Edi Rama dhe se i qëndron kërkesës së tij për qeveri tranzitore.

“Edi Rama është i pashpresë, pazar me opozitën nuk do të ketë. Tani që provat janë në sytë e çdokujt, ta dinë mirë se zotimi im i 16 shkurtit qëndron dhe do të qëndrojë në fuqi: nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike pa çliruar njëherë e mirë votën tuaj, lirinë tuaj, dinjitetin tuaj”.

Kryeopozitari tha se nuk do ketë hapa pas, pasi shqiptarët kanë 30 vite që e presin këtë ndryshim.

“Së bashku do fitojmë, ju meritoni dhe do keni ndryshimin që keni ëndërruar për 30 vite, Shqipërinë Europiane, të së drejtës. Gati jemi ta bëjmë realitet bashkë me ju, me çdo shqiptar, por së bashku duhet të çojmë deri në fund betejën tonë deri në luftimin e së keqes. Mesazhi ynë po kumbon në Berlin, në Londër, në Romë, Paris dhe Bruksel. Miqtë tanë e kanë kuptuar se largimi i Edi Ramës është domosdoshmëri. A ka popull në Europë që të bashkohet si ne, kur një qeveri krimi refuzon statusin evropian”.

Një pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës

“Shpeshherë na kanë përbuzur, na kanë mosbesuar. Por sonte kjo merr fund njëherë e mirë. Rama ik del sot nga kraharori i çdo shqiptari. Ora e të vërtetës erdhi. Gjashtë vite me radhë qëndruam dhe ja më në fund gjithë bota e pa fytyrën e vërtetë të Edi Ramës që ka shkrirë në një shtetin, qeverinë, krimin, me një qëllim, marrjen dhe mbajtjen me dhunë të pushtetit, diçka që nuk do ta pranojmë kurrë. Rruga jonë është rruga drejt Shqipërisë si gjithë Europa. Kjo betejë nuk do të ndalet vetëm me largimin e Edi Ramës, por kur të kenë vendosur kushte si gjithë Europa.

Ai vazhdon drejt grushtit të shtetit, drejt votimit kriminal. Ta dijë mirë Edi Rama, ne nuk bëjmë asnjë hap pas, nuk ka zgjedhje më 30 Qershor. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytet më qytet, fshat më fshat, demokracia kundër narkoshtetit, ndaj çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do dështojë me turp. Ndërsa 30 Qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe Rilindjes së krimit. Këto mesazhe të qarta e të prera dua t’i bëj sonte të qarta për këdo që nuk i di. Nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, nuk do të ketë më në Shqipëri proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës, ky është standardi i Perëndimit. Ata i bëjnë gati valixhet për t’u larguar duke futur në to milionat e djersës së shqiptarëve. Mos kini merak, nuk kanë ku të shkojnë, përveçse në qelitë ku do t’i çojë drejtësia e pavarur. Nuk do të ketë në Shqipëri proces normak politik dhe as marrëveshje politike pa u vendosur drejtësia, pa u ndëshkuar kriminelët. Vendet do të ndërrohen shumë shpejt. Shqiptarët e lirë do ta marrin shumë shpejt fatin në dorën e tyre. Është penguar drejtësia ër të mbrojtur Edi Avdylajn, Astrit Ramën. Por kjo po merr fund.

Së bashku do ndërtojmë themelet e forta që kurrë më asnjë grupi individësh të mos e shkrinë shtetin e shqiptarëve siç bëri Edi Rama. Ndryshimi nuk do  të jetë i vërtetë nëse nuk i japim fund bandës së Edi Ramës nëse që këtej e tutje parlamentet e shqiptarëve nuk do të jenë të varura nga vota e lirë e shqiptarëve. Në duhet të shkulim me rrënjë të keqën e madhe që u bë njësh me shtetin e Edi Ramës dhe do bëjmë të mundur besimin q kjo lëvizje i fali çdo shqiptari me besimin tek vlerat e demokracisë tek shteti i së drejtës. Jehona e “Bild” ka kapërcyer kufijtë e vendit dhe nuk ka njeri që nuk e di çfarë banditi është kryeministri Edi Rama, prandaj e vetmja mënyre ishte skenari i turpshëm. Tik Taku i Edi Ramës po mbaron…

E vërteta ka dalë në shesh, është në krahun tuaj, është në krahun tonë, e drejta është në krahun tonë, ligji dhe Kushtetua është në krahun tonë. Me ndihmën e Zoti asnjë gjë nuk ka ndal drejt fitores. Ne jemi ndryshe nga banda e krimineleve në pushtet dhe ne do bëjmë gjithçka që rënia e kësaj  kupole kriminale të largohet. Në e bëjmë këtë betejë për fëmijët tanë dhe të vendosur për ta çuar këtë betejë deri në fund.

Asnjë hap pas, Rama ik. Nuk do t’ju braktisim dhe nuk do t’ju zhgënjejmë. Nuk do ta kthejmë kurrë këtë energji, këtë besim, në një kapital për të negociuar në tavolinën e pisët të pazarit politik me Edi Ramën. Jua them sonte qartë dhe prerë: tani që çdokush e di atë që ne 6 vite e denoncuam, se Edi Rama është një hajdut dhe një kriminel gjakftohtë dhe që për karrigen e tij, për pushtetin e tij, për pasuritë e tij të paligjëshme, shkatërroi shtetin, ekonominë. Tani që provat janë në sytë e çdokujt, ta dinë mirë se zotimi im i 16 shkurtit qëndron dhe do të qëndrojë në fuqi: nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike pa çliruar njëherë e mirë votën tuaj, lirinë tuaj, dinjitetin tuaj.

Së bashku do fitojmë, ju meritoni dhe do keni ndryshimin që keni ëndërruar për 30 vite, Shqipërinë Europiane, të së drejtës. Gati jemi ta bëjmë realitet bashkë me ju, me çdo shqiptar, por së bashku duhet të çojmë deri në fund betejën tonë deri në luftimin e së keqes. Mesazhi ynë po kumbon në Berlin, në Londër, në Romë, Paris dhe Bruksel. Miqtë tanë e kanë kuptuar se largimi i Edi Ramës është domosdoshmëri. A ka popull në Europë që të bashkohet si ne, kur një qeveri krimi refuzon statusin evropian.

Edi Rama është i pashpresë, pazar me opozitën nuk do të ketë. Do të ketë vetëm një rrugë dhe ajo është e përcaktuar në çdo manual kushtetuetues, rruga e drejtësie në burg hajdutët e votave. Ju ftoj në përmbyllje të kësaj protestë marshoni me mua drejt Parlamentit.

 

Të ngjashme
UKT