Basha: Zgjedhjet e lira, çelësi për zgjidhjen e krizës politike


Basha: Zgjedhjet e lira, çelësi për zgjidhjen e krizës politike

16:55 16/01/2020

“Jam i gatshëm për çdo sakrificë”

Pasi i njohu përfaqësuesve ndërkombëtare meritën e arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, Lulzim Basha tha se ishte dakordësuar edhe me Komisionerin europian për zgjerimin Oliver Varhelyi se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri dikton përmbushjen e dy objektivave.

Për afro 45 minuta kryedemokrati dhe përfaqësues të partive opozitare u takuan me zyrtarin e lartë të Brukselit. Pas takimit Basha tha se zgjedhjet e lira janë i vetmi mekanizëm për t’i kthyer legjitimitetin institucioneve.

 “Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të paraprira nga një reformë zgjedhore dhe zbatimi i saj sipas kushteve të Bundestagut dhe hapja e negociatave të anëtarësimit janë dy objektiva madhore në harmoni dhe në përputhje të plotë me njeri-tjetrin.”

U shpreh i gatshëm t’i japë fund krizës politike në vend, pavarësisht kostos me të cilën do të duhet të përballet.

 “Ne jemi të vendosur t’i japim fund krizës politike dhe do të bëjmë gjithçka, do të ndërmarrim çdo hap me çfarëdo kosto për të mos vonuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe legjitimitetin e institucioneve, si rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike.”

Largimin e kryeministrit Rama kreu i opozitës e sheh si të vetmen mundësi për t’i hapur rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e lokale.

Tv Klan

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi