Basha: Jemi me njerëzit kundër qeverisë bandë

Posta

Basha: Jemi me njerëzit kundër qeverisë bandë

09:55 15/04/2019

Lulzim Basha thotë se opozita e ka bërë zgjedhjen e saj dhe do të qëndrojë në krah të qytetarëve. Në një postim në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike shprehet se do të luftojë këtë “qeveri bandë”, që është kapur duke vjedhur në zgjedhje.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata! Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet”!

Reagimi i kryedemokratit Basha vjen dy ditë pas protestës kombëtare në Tiranë të opozitës së bashkuar, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. /

tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT