Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se heqja e akcizës dhe taksa e ambalazhit do të përmirësoj klimën e biznesit në vend. Sipas tij, PD ka një plan konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza e pandemisë së koronavirusit.

“Ne kemi dalë më një plan për të ndihmuar biznesin. Se po qe biznesi mirë do jenë gjithë njerëzit mirë, do jenë punonjësit mirë, do jenë familjet e tyre mirë, mirë do jenë të punësuarit”.

Në takimin e zhvilluar me bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, kreu i demokratëve tha se fatura e korrupsionit ka arritur 7.2 miliardë euro 8 vite të qeverisë “Rama”. Teksa thekson se mazhoranca ka favorizuar të pasurit.

“Ka 8 vite që qeveria s’ka bërë asnjë gjë për këta njerëz, absolutisht asgjë. E del tani që po i vjen fundi e thotë edhe unë s’jam i kënaqur. Në fakt vetëm ai dhe një grusht njerëzish duhet të janë të kënaqur se kanë fituar miliona në kurriz të shqiptarëve”.

Basha thotë se programi opozitës do të krijojë 110 mijë vende pune dhe do të rrisë pagën minimale deri në 36 mijë lekë, si dhe do të ulë taksën e sheshtë në 9%.

Klan News