Kreu i opozitës, Lulzim Basha, u shfaq para kamerave vetëm pak minuta pasi Kryeministri Rama, ia rikujtoi sërish se vetingu është vija e kuqe për opozitën, sa i përket Reformës në Drejtësi.

Kryedemokrati ia rilexoi paragrafin 88 të Venecias, që sipas tij, garanton moskapjen politike të 4 institucioneve të reja të drejtësisë, që do të bëjnë skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Për Bashën, ai që kërkon kapjen politike të drejtësisë është Kryeministri Rama.

Një përgjigje e pati edhe për akuzën e ngritur nga Kryeminsitri Rama, sipas të cilit, opozita se do reformën në drejtësi për shkak të vëllazërisë me krimin.

Basha e ftoi Kryeministrin Rama që të mos përfshijë në çështjen e përgjimeve edhe Ambasadën Italiane, pasi sipas tij, të vetmit përgjegjës për atë që demokratët e cilësojnë krim shtetëror, janë kreu i qeverisë dhe Ministri i Brendshëm.

Tv Klan