Kur kanë mbetur vetëm 2 ditë nga zgjedhjet për kryetar në radhët e Partisë Demokratike, në studion e Opinion, Blendi Fevziu kishte ftuar 4 kandidatët për kreun e saj.

Megjithatë në studio ishin të pranishëm vetëm Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli. Kjo pasi kandidatja tjetër, Edit Harxhi, nuk arriti të vinte në kohë për shkak të një angazhimi në Lezhë. Ndërsa sa i përket Lulzim Bashës, Fevziu tha se ai nuk kishte dashur të vinte.

Blendi Fevziu: Falenderoj dy nga konkurrentët që ishin në studio, e treta nuk arriti dot, zonja Harxhi. Zoti Basha nuk donte të ishte në studio.

Robert Rakipllari: Fakti që Basha nuk do të përballet përpara këtyre zgjedhje, kur ndërkohë janë të gjithë këto çështje, nuk është normale. As kjo nuk është normale.

Blendi Fevziu: Është pak a shumë me stilin që kishte edhe Rama, që thoshte përse të përballem me Bashën kur unë jam fitues.

Robert Rakipllari: Jo-jo, ai nuk do përballej me kandidatët e tjerë. Rama u përball me gazetarët para zgjedhjeve, edhe ai duhet të përballej. Mund t’u flasë demokratëve, po u flet edhe shoqërisë përpara zgjedhjeve.

Artan Hoxha: Na e sjell Fevziu javën tjetër Bashën…/tvklan.al