Erik ten Hag beson se logjika do të mbizotërojë kur pronarët e Manchester United të vendosin për të ardhmen e tij si trajner. Tekniku holandez gjendet nën presion ndërsa kanë ngelur edhe tri ndeshje në Premier League, si edhe finalja e FA Cup për të luajtur këtë sezon.

“Djajtë e kuq” do të përballen me Arsenalin në “Old Trafford” të dielën. Holandezi është i vetëdijshëm se bashkatdhetari i tij Louis van Gaal u shkarkua nga United pavarësisht se fitoi Kupën FA në 2016, por ai pretendon se drejtuesit do të llogarisin problemet e vazhdueshme të dëmtimit në mbrojtje kur të ulen për të vlerësuar performancën e tij në fundi i sezonit.

“Mendoj se ata udhëhiqen nga mirëkuptimi! Ata e shikojnë kur humbet 8 qendërmbrojtësa, kur nuk ke një mbrojtës të majtë, e kuptojnë që kjo do të ketë impakt negativ në rezultat. Por ne ende po luftojmë e përpara kemi finalen e FA Cup. Besojmë, por e dimë që kemi çaluar në performancë. Jam realist,  asnjë ekipo nuk mund të performojë me këto dëmtime.”

Holandezi tha se ai po punon që të përmirësojë performancën e ekipit të tij.

“Djajtë e kuq” gjenden në vend të 8-të në renditje, me 54 pikë të grumbulluara pas 35 ndeshjeve të luajtura, 2 pikë larg vendit të 6-të që mbahet nga New Castle.

Sfida e radhës ndaj Arsenalit ka rëndësi të madhe, ndërsa “Topçinjtë” kryesojnë me 83 pikë, 1 më shumë se Manchester City, që ka një sfidë më pak.

Klan News