Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar lidhur me protestën masive të studentëve. Në një njoftim në rrjetin social Twitter, Basha shkruan se ndryshimet në arsimin e lartë fillojnë më shfuqizimin e ligjit të arsimit dhe dyfishimin e buxhetit. Basha akuzon kryeministrin Edi Rama që të mos investojë para në projekte fasadë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit. Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10 fish sa në SHBA.

Paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij të investohen në arsim. Vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjaftojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin e studentët e kërkojnë prej vitesh.

/tvklan.al