Kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, ka hedhur akuza mbi qeverinë teksa u shpreh se janë shpërndarë në strukturat spitalore maska të skaduara.

Ai ka treguar një kuti me maska, duke thënë se data e skadencës është 2011, por mbi të është vënë një datë e re.

“Sot dua të ndaj një shqetësim të jashtëzakonshëm që prek mjekët. Shikoni poshtë kutive ka një pullë të mbivendosur që po të hapet tregon se data e skandencës është 2011.

Ftoj prokurorinë të nisë hetimin për maskat e skaduara që janë shpërndarë në strukturat spitalore.

Ky është krim e në veçanti ndaj stafeve mjekësore. Ky akt është po kështu tregues i qartë që qeveria është e papërgatitur dhe e papërgjegjshme. Me vetëdije është bërë shpërndarja, dhe është mbivendosur pulla”, u shpreh Basha. /tvklan.al