“Rama do ta bllokojë ose ta kapë këtë gjykatë”

Për Lulzim Bashën, ajo që qeveria po bën me Gjykatën Kushtetuese, është puç institucional.

Në një takim me përfaqësues të biznesit në Sarandë, kreu i opozitës tha se synimi i qeverisë është që ketë kontroll mbi Kushtetuesen e cila do të vendosë për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Basha akuzon se qeveria po përdor të njëjtën metodë edhe për SPAK në mënyrë që ai të mos zbardhë aferat korruptive.

Basha premtoi që me ardhjen e demokratëve në pushtet, t’i rikthehet reformës së ndarjes territoriale në mënyrë që pushteti lokal të jetë sa më afër qytetarëve  dhe jo të centralizohet shërbimi.

Kreu i demokratëve bëri akuza të forta edhe për ligjin e Korporatës së Investimeve që sipas tij do të grabisë pronat e banorëve të bregdetit.

Tv Klan