Ndërhyrja e qeverisë në federatën spanjolle ka tronditur institucionet e futbollit botëror. Këshilli i Lartë i Sportit në Spanjë ka njoftuar krijimin e një komisioni me objekt, mbikëqyrjen dhe përfaqësimin e Federatës Spanjolle të Futbollit deri në zgjedhjet e ardhshme të zakonshme pas Lojërave Olimpike.

Gjerësisht konsiderohet si një mënyrë për të marrë kontrollin e federatës. FIFA dhe UEFA kanë monitoruar nga afër të gjitha lëvizjet dhe konsiderojnë se duhet gjetur një zgjidhje urgjente për atë që po ndodh në një nga federatat e saj më të fuqishme. Gjithçka shihet nën prizmin se Spanja, Portugalia dhe Maroku do të organizojnë Kupën e Botës 2030.

Ndërhyrja e qeverisë shkel ligjet e FIFA-s dhe se është shumë e vështirë të diferencohet ky rast nga të tjerat që kanë ndodhur vite më parë në federata të ndryshme. Kështu që kërkohet informacion shtesë për të vlerësuar se deri në çfarë mase mund të ketë qenë ndërhyrja.

Në rast se vërtetohet, organet më të lartë të sportit të futbollit mund të marrin masa ekstreme deri në përjashtimin e Spanjës nga garat ndërkombëtare, pasi ndërhyrja qeveritare shkel statutet e FIFA-s dhe UEFA-s. Në këtë mënyrë do të penalizohej, federata vendase, kombëtarja por edhe klubet e futbollit.

Tv Klan