Veliaj: Të porsalindurit, imazh i shpresës për këtë vit të ri

Krahas mbështetjes për strehim përmes programit të kredive të buta apo bonusit të qirave, Bashkia e Tiranës dhuron për çdo të porsalindur një shportë me nevojat bazë për muajt e parë dhe një libër prindërimi për çdo familje të re.

Edhe këtë vit, kjo traditë nuk mungoi. Nënkryetarja e Bashkisë Anisa Ruseti ka qenë sot në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” për të dorëzuar shportat e bebes së Bashkisë Tiranë për banorët më të rinj të kryeqytetit.

Fotot janë shpërndarë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa thekson se Ajla e cila lindi sapo ora shënoi 00:01 dhe foshnjat që erdhën pak më vonë, janë imazhi i shpresës për këtë vit të ri.

“Jeta hap rrugën këtë 2021-sh. Ajla ka lindur sapo ora shënoi 00:01, disa foshnja të tjerë erdhën pak më vonë, por të gjithë janë imazhi i shpresës për këtë vit të ri. Sot, në maternitetin Mbretëresha Geraldinë, nën/kryetarja Anisa Ruseti dorëzoi shportat e bebes së Bashkisë Tiranë për banorët më të rinj të kryeqytetit”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë se qeveria jep edhe bonusin e bebes në vlerën 400 mijë Lekë. /tvklan.al