I revoltuar me policinë, ai ka vendosur të bëjë punën e saj. Po flasim për “Batmanin” e biçikletave. Ky i ri i gjen biçikletat që janë vjedhur në Siatëll të Shteteve të Bashkuara.

Ai ka dizenjuar një faqe on-ine ku të gjithë personat mund të regjistrojnë biçikletat e tyre të vjedhura. Heroi i qytetit del gjithmonë natën dhe kërkon biçikletat sipas të dhënave të nevojshme.

Deri tani ai ka kthyer 40 të tilla, pronarëve të tyre. Ai e ndërmori këtë nisëm pasi konstatoi se policia nuk i kushtonte vëmendje ankesave të shumta nga qytetarët. I acaruar me këtë sjellje, ai vendosi të ndërmerrte nismën e tij. Heroi anonim shprehet se ndihet shumë i lumtur që mund të rikthejë buzëqeshje në fytyrat e njerëzve.

Burimi: Klan Plus

Përgatiti: Xh.Kuta