Bayern fiton kampionatin e 8 radhazi


Bayern fiton kampionatin e 8 radhazi

22:49 16/06/2020

Fitorja e sotme përballë Werder Bremen i dha skuadrës së Bayern Munchen kampionatin e 8 radhazi të Bundesligës. Ishte një gol i sulmuesit polak, Robert Lewandowski që i dha bavarezëve atë për të cilën ishin nisur këtë të mërkurë drejt Bremenit.

Ky është kampionati i 30 në historinë e futbollit gjerman që e fiton Bayern. Ndërkohë, trajneri Hansi Flick bëhet i treti person që fiton titullin e Bundesligës si lojtar dhe menaxher. Para tij e kanë fituar Franz Beckenbauer dhe Niko Kovac.

Bavarezët fitojnë në këtë mënyrë një kampionat që nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Deri në Dhjetor ata renditeshin të shtatët në tabelën e renditjes.

Mirëpo në ndeshjet e radhës dhe rifillimin e kampionatit pas pandemisë, ata fituan 17 nga 18 ndeshjet e mbetura për të fituar titullin. Bayern Munchen bëhet ekipi i dytë në Europë pas Juvenusit që fiton 8 kampionate radhazi./tvklan.al




Të ngjashme