Luigi Soreca: Turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, u ndal në qytetin e Sarandës në kuadër të javëve europiane. Pas takimit me kryetarin e Bashkisë, ambasadori tha se BE do të financojë për turizmin në Shqipëri rreth 40 milionë Euro, përmes projekteve Albanian Destination Managment (DMO Albania).

“Jemi pothuajse në fund të javëve të Europës 2021. Kemi ardhur në Sarandë dhe kjo përkon me çeljen e sezonit turistik. Europa është këtu sepse është Europë, turistët europianë dëshirojnë të kthehen në Shqipëri, nëse shikoni rrjetin tim social, e keni parë që jam bërë ambasadori i turizmit në Shqipëri, për bukurinë që ofron, turistët europianë janë të interesuar për Shqipërinë sepse potenciali i Shqipërisë është i mrekullueshëm dhe i madh.

Ajo që ju duhet është bashkërendimi dhe kombinimi i të gjithë faktorëve që turizmi të jetë një aset, një pasuri afatgjatë. BE po ndihmon, ne do të japim 40 milion Euro për të turizmin. Kushti i parë është që turizmi të jetë i gjelbër”, është shprehur Soreca.

Klan News