Bashkimi Europian ka njoftuar se ka nisur hetimet ndaj disa prej firmave më të mëdha të teknologjisë në botë për praktika jo konkurruese. Konkretisht po hetohet “Meta”, “Apple” dhe “Alphabet” që zotëron “Google” dhe po shqyrtohen të gjitha shkeljet e mundshme të Aktit të Tegjeve Dixhitale i prezantuar në vitin 2022.

Nëse hetimi del në konkluzionin që kompanitë e mësipërme kanë thyer rregullat, mund të përballen me gjoba të mëdha deri në 10% të xhiros së tyre vjetore. Kjo vjen 3 javë pasi BE-ja gjobiti “Apple” me 1.8 miliardë Euro për shkeljen e ligjeve të konkurrencës mbi transmetimin e muzikës.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara akuzuan Apple për monopolizimin e tregut të smartfonëve në një padi kundër gjigantit të teknologjisë të prezantuar javën e kaluar. Një zëdhënës i Apple ka deklaruar se kompania do të angazhohet në mënyrë konstruktive me hetimin dhe se ata janë të sigurt se plani i tyre përputhet me Aktin e Tregjeve Dixhitale.

Ata shtuan se ekipet e tyre krijuan një sërë mekanizmash për të respektuar legjislacionin historik të BE-së, si dhe mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë për përdoruesit e BE-së. Ndërkohë, një zëdhënës i Meta tha se përdorimi i abonimeve si një alternativë ndaj reklamave ishte një model biznesi i mirëvendosur në shumë industri./tvklan.al