BE: Të nisin sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin



BE: Të nisin sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

19:33 10/05/2021

Zbulohet dokumenti i Këshillit Europian për Ballkanin Perëndimor

Një dokumenti i brendshëm i Këshillit të Bashkimit Europian që mban datën 5 Maj kërkon që vendet anëtarë të mbështesin nisjen sa më shpejt të jetë e mundur të negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitje më të fortë për reformat dhe si i tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vendet”.

Ky draft paraprak do të kërkojë pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare në mënyrë që të zhvillohen edhe konferencat e para ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin. Në dokument thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë integrale e Europës dhe e ardhmja e tyre është në union. 

Nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e ka kërkuar edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi pas një takimi me Ministrat e Jashtëm të unionit këtë të hënë në Bruksel.

“Në Këshillin e Punëve të Jashtme të Komisionit Evropian sot ishte një diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhim për të rritur më tej bashkëpunimin. Nevojë për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e dialogut  Beograd-Prishtinë”.

Varheji thotë se Bashkimi Europian do të ndjekë një qasje të koordinuar me Ballkanin Perëndimor drejt lindjes dhe drejt jugut të kontinentit.

Tv Klan










Të ngjashme