Prishtinën e vizitojnë edhe një delegacion gjerman

Shefat e Misioneve të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë lëshuar deklaratë të përbashkët lidhur me situatën e bllokuar politike në Kosovë. Ata kanë theksuar nevojën e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve.

“Ne besojmë se palët në fjalë do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të kapërcyer sfidat e mbetura”, thuhet në komunikatë. 

Mbrëmë në Prishtinë ka mbërritur edhe një delegacion i Kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ata janë takuar me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kreun e LDK-së, Isa Mustafa në përpjekje për të ndikuar që të arrihet një marrëveshje ndërmjet këtyre dy partive politike.

Edhe Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Kurtit që të formojë sa më shpejt institucionet.

Sot nuk ka ende një njoftim për takim mes 2 partive fituese të zgjedhjeve.

Tv Klan