Bebe Rexha do të sjellë këngën e re më 5 Mars



Bebe Rexha do të sjellë këngën e re më 5 Mars

12:15 25/02/2021

31-vjeçarja publikoi në Instagram prapaskenat e xhirimeve të klipit

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka nisur xhirimet e klipit të saj më të ri që do të publikohet së shpejti.
Bëhet fjalë për këngët e albumit të dytë, i cili i plotë do të publikohet për fansat gjatë muajve në vazhdim.

Së fundmi, ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, të realizuar në prapaskenat e xhirimeve të klipit, ku është shfaqur mjaft tërheqëse dhe provokuese.

Ajo ka pozuar e veshur e tëra në të zeza, ndërsa ka vënë në pah gjoksin e saj me veshjen e hapur. Me flokët bionde dhe me baluke, 31-vjeçarja dukej edhe më tërheqëse, ndërsa komplimentohej nga fansat.

Më herët gjatë ditës, Rexha publikoi në rrjetin social Instagram një tjetër fotografi, ku si për të bërë shaka  me fansat e saj, u shfaq me dy dhëmbë vampirësh të cilët i kishte vendosur, për tu dukur sa më qesharake.

Me këtë fotografi, artistja paralajmëroi se kënga e saj e re, do të publikohet të premten e datës 5 Mars. Kënga e fundit që Bebe ka sjellë për fansat e saj ishte “Baby I’m Jealous” në bashkëpunim me reperen Doja Cat.

Klan News







Të ngjashme