E palodhshme Bebe Rexha. Me hite të njëpasnjëshme dhe pasi shkëlqeu së fundmi në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve muzikore, “Grammy Awards”, këngëtarja shqiptare ka dhënë edhe një lajm të mirë për fansat e saj.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, 29-vjeçarja ka bërë të ditur se më 15 shkurt do të publikojë projektin më të ri.

 

 

View this post on Instagram

 

✞ #LastHurrah ✞ 3 Days ✞

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

E titulluar “Last Hurrah”, notat e këngës së re vijnë bashkë me një video, e cila e shfaq Bebe-n të ulur, dhe me ngjyrat e ndezura në sfond.

Menjëherë pasi u postua, video ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e artistes së njohur.

Bashkëpunimi I fundit muzikor i Bebe Rexhës me J-Balvin dhe David Guetta, “Say my name”, rezultoi një ndër projektet e saj më të suksesshme duke u renditur në top listat botërore.

Tv Klan