Superylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, do të publikojë së shpejti albumin e ri. Këngëtarja me origjinë nga Dibra është gati që ditën e premte të hedhë në treg albumin e saj, i cili do të titullohet “Expectations”. Bebe është shprehur e emocionuar pasi ky do të jetë albumi debutues në skenën botërore të muzikës.

Ajo prej kohësh është duke u angazhuar në turne botërorë, si dhe në programe të rëndësishme muzikorë në Amerikë. 

Bukuroshja ka publikuar disa këngë që janë superhite. Kënga “Meant To Be” është renditur në krye të listave botërore. Bashkimi i muzikës pop me atë country e ka shndërruar këtë këngë në hit.

Ajo është ndër më të transmetuarat në radiot amerikane. Tani Bebe Rexha është një nga emrat më premtues të skenës muzikore.

Klan Plus