Belgjika fitoi me rezultatin 3 – 0 miqësoren me Egjiptin e zhvilluar të mërkurën në Bruksel. Belgët luajtën mbrojtjen me 3 duke qenë më sulmues në sfidën përgatitore në prag të Botërorit 2018. Lukaku, Hazard dhe Fellaini ishin shënuesit. Belgjika deri më tani nuk ka asnjë humbje në miqësoret e zhvilluara. Superioriteti i belgëve u pa edhe në goditjet në portë, 12 me 2.

Egjipti e vuajti mungesën e Salah, i cili shpreson të kalojë dëmtimin sa më shpejt që t’i bashkohet skuadrës për ndeshjet e fazës së grupeve në Kupën e Botës që nis më 14 qershor.

Panamaja një nga përfaqësueset debutuese në finalet e Botërorit u mund me rezultatin 1 – 0 nga Norvegjia në Oslo. Disfatë edhe për Nigerinë po 1 – 0 me Çekinë.

Tv Klan