Politikani dhe shkrimtari Ben Blushi ka prezantuar në Berat romanin e tij “Të jetosh në ishull”.

Duke e konsideruar këtë qytet si pjesë të rrëfimit dhe personazheve të përfshirë në të, Blushi ka theksuar se pikëpyetjet e ngritura mbi identitetin e shqiptarëve janë tashmë pjesë e një debati që ka tejkaluar kontekstin historik dhe letrar të romanit.

Ben Blushi: “I kam kërkuar të gjithë atyre që kanë ardhur në këto takime ta konsiderojnë si një akt letrar, i thjeshtë letrar, i cili tenton të japë disa përgjigje personale për çka ka qenë Shqipëria e kohës kur libri shkruhet, por nisur nga debatet e ditëve të fundit më rezulton që shumë gjëra për fat të keq nuk kanë ndryshuar në 3 apo 400 vjet në Shqipëri”.

Romani i Ben Blushit” Të jetosh në ishull” është komentuar nga studiues të letërsisë, si një risi jo vetëm përsa i përket mënyrës së rrëfimit, por edhe temës që trajton.

Konvertimi i shqiptarëve nga të krishterë në myslimanë sipas Blushit është një realitet që ka ndryshuar rrjedhën historike të shqiptarëve dhe kjo duhet të njihet edhe nga brezat./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro