Nëse ende jeni në kërkim të diçkaje të veçantë dhe të bukur për t’ia shtuar pemës suaj të Krishtlindjes, atëherë ky shembull mund t’ju vijë në ndihmë.

Është një dekor sa i bukur, aq edhe i thjeshtë dhe lehtësisht i realizueshëm nga të gjithë.

Merrni disa boçe pishe, një shirit për të formuar një fjongo, ngjyrën e zgjidhni sipas preferencës suaj.

Më pas merrni një shirit ose një fill paksa të trashë dhe lidhni në mënyrë që ta varni tek pema, dhe në krye të boçes formoni fjongon.

Dekorimet më pas mund t’i bëni në forma të ndryshme,  mjafton vetëm të vini në lojë imagjinatën dhe kreativitetin tuaj. /tvklan.al