Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar edhe njëherë sot se ka të dhëna të pakontestueshme për manipulimin e zgjedhjeve lokale të 1 Tetorit. I ftoj të gjithë, tha Berisha, të vijnë për t’u ballafaquar me dokumentet zyrtare që provojnë manipulimin e listave të zgjedhësve. Sipas Berishës, prej pesë muajsh, PD disponon listat Meta-Fino, si dhe regjistrin e zgjedhësve të kryeqytetit. Për këtë vijoi më tej ai ftuam edhe tryezën, në mënyrë që një gjë e tillë të mos ndodh më në zgjedhjet parlamentare të Qershorit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego