Partia Demokratike do të kërkojë interpelancë me kryeministrin Fatos Nano që të japë shpjegime për aksidentin tragjik të Fushë-Arrëzit. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar, përplasja me makinën tip Benz do të ishte krejtësisht e evitueshme, nëse kolona e autobusëve do të shoqërohej me polici, gjë që është e parashikuar edhe në Policinë Rrugore.

Sali Berisha: “Ky ka qenë një aksident tërësisht i parandalueshëm. Në parlament do të thirret kryeministri nga grupi parlamentar, jo për të politizuar një tragjedi kaq të madhe, por për faktin se, në rast se kolona do të ishte e shoqëruar nga policia, të 16 djemtë dhe vajzat e malishevës do të kishin shkuar shëndoshë e mirë dhe jo në arkivol te nënat, baballarët, vëllezërit dhe motrat e tyre.”/tvklan.al