Ram Berish

Çështja e CEZ – it i bëri të qëndrojnë pranë njëri – tjetrit si rrallë herë më parë, në të njëjtën foltore për afro 10 minuta.

Xhentëllmenin i takoi ta bënte Kryeministri, teksa vendin ia zuri paraardhësi i tij për procedurë.

Në pritje të fjalës, akuzat e Berishës për çështjen CEZ – DIA i kaloi me batuta.

Batutat s’ia kurseu as në distancë pas rikthimit të foltores.

Rama tha autoritetet shqiptare i kanë kërkuar FBI – së të asistojë hetimet për çështjen CEZ, por saktësoi se hetimet do të kryesohen nga Prokuroria Shqiptare.

Por akuzat e Ramës për pazare të bëra nga qeveria e mëparshme shkaktuan tension në sallë, ç’ka çoi më pas dhe ndërprerjen e seancës.

Rikthimi i qetësisë në sallë i vendosi sërish në llogoren e debatit për cështjen CEZ – DIA.

Akuzave të bëra një ditë më parë nga kreu i opozitës lidhur me një pakt mes tij dhe aleatit në bashkëqeverisje, Ilir Meta për çështjen CEZ – DIA, Kryeministri ia dha përgjigjen nga Kuvendi.

Më herët Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri tha se gjyqi mes OSHEE – së dhe kompanisë DIA në arbitrazh është mbyllur dhe se përfaqësuesja ligjore e Kastriot Ismailajt ishte njohur me prova dhe falsifikime për veprën penale të kryer nga administratori i DIA – s.

Tv Klan