Berisha: Nuk kam pasur projekt për të ndërtuar qendër tregtare tek teatri

Berisha: Nuk kam pasur projekt për të ndërtuar qendër tregtare tek teatri

21:19 21/05/2020

Ish-kryeministri i përgjigjet Ramës: Mashtrues ordiner

Sali Berisha ka mohuar që të ketë pasur oferta për të ndërtuar një qendër tregtare në truallin e Teatrit Kombëtar gjatë kohës që ishte kryeministër.

Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, ish-kreu i qeverisë i ktheu përgjigje deklaratës së Ramës këtë të enjte në parlament, i cili tha se “kur unë kryetar Bashkie e kam pritur në zyrë, një dërgatë të një investitori të njohur shqiptar deri në vëllazëri me familjen e Kryeministrit të kohës. Kanë ardhur në zyrën time si kryetar Bashkie dhe më kanë paraqitur projektin si Plaza Shopping në truallin e Teatrit Kombëtar. Sepse duhej që bashkia ta mbështeste. Projekti ishte i bukur. I thashë shumë i bukur projekti, por këtu do të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar”.

Berisha e quajti Ramën “mashtrues ordiner” dhe tha se ai trillon për të mbuluar genocidin kulturor që kreu më 17 Maj, kur shembi godinën e Teatrit Kombëtar.

“Një mashtrues ordiner i pafytyrë. Kurrë ndonjëherë në jetën time nuk kam patur nga një biznesmen, shqiptar apo gjerman, ofertë për të ndërtuar aty qendër tregtare, kurrë. Kam patur për në stadium. I them këtu, që na e jep stadiumin dhe ta bëjmë më të bukur dhe ta përdorin për qëllime të tyre dhe kam qenë kategorik. Për teatrin kurrë nuk më ka ardhur njeri që shembe dhe të ndërtojë qendër tregtare. Çdo variant i tillë është trillim për të mbuluar genocidin kulturor që kreu Rama më 17 Maj duke shembur një simbol të kombit”, tha Berisha./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo