Në lidhje me debatin në emisionin “Opinion” për denoncimin e Gazment Bardhit ndaj Olsi Ramës për lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë ka pasur edhe një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Tmerr nga dokumentat në Opinion! Miq, po ndjek opinionin. Efekti i dokumenteve zyrtare të dosjes hetimore që paraqiti Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike shkatërruan sonte klanin mafjoz Rama.

Për të rrëzuar dokumentat e dosjes së prokurorisë që faktonin se Olsi Rama është eksponent kryesor i grupit Xibraka, klani mafjoz Rama paraqiti si argument të vetëm:

1- Vendimin e gjykatave të varuara prej tij që kanë dënuar dokumentat zytare si shpifje

2- Fletërrufe anadollake e shkruar nga Rama “fajin e ka Saliu””, u shpreh ai në një postim në rrjetet sociale.

Po ashtu nuk la pas ironinë me Baton Haxhiun.

“Së fundi dëshmitari i hobeve të Olsi Ramës, Batoni që sonte meriton plotësisht të quhet Baton Rama. Mjerim, mjerim për ata që dokumentat zyrtare kërkojnë t’i mbulojnë me koprolali”, tha Berisha./tvklan.al