Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi pasditen e së hënës të forcojë aksionin qytetar ndërsa do të vazhdojë bojkoti i komisioneve parlamentare.

Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se kryetari Basha ka deklaruar që fokusi i kësaj jave do të jetë tek mobilizimi i qytetarëve dhe denoncimi i korrupsionit të qeverisë.

Ndërsa, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë para deputetëve se Rama duhet rrëzuar si Enver Hoxha duke mbajtur lart sensin e protestës.

Tv Klan