Dhuna ndaj gjyqtarëve të ndeshjes me Bylisin solli dënimin e Besës nga Komisioni i Disiplinës. Humbje 3 – 0 në tavolinë për shkak se sfida e zhvilluar të shtunën në Kavajë u ndërpre në minutën e 75’ për të mos rifilluar më.

Tifozët vendas hodhën sende të forta në drejtim të gjyqtarëve. Një përballje e rëndësishme në garën për t’u rithyer në Superligë për skuadrat që kryesojnë Grupin B të Kategorisë së Parë. Komisioni i Disiplinës vendosi që Besa do të luajë 8 ndeshje në stadiumin e saj me dyer të mbyllura.

Tv Klan