Në seancën e sotme parlamentare janë betuar gjashtë deputetë të rinj pasi kanë marrë konfirmimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ata janë Zef Shtjefni kryetar i Partisë “Ora e Shqipërisë”, Nikolin Staka nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike në Shkodër, kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Rroshi, Fatjona Koço, Eugen Bojaxhi, Andi Përmeti i cili vjen nga listat e Partisë Demokratike, por është edhe themelues i partisë së re ‘Bindja Demokratike’.

Me betimin e gjashtë emrave të fundit, numri i deputetëve të betuar në Kuvend shkon në 108.

Erjon Piciri, i cili ka qenë kandidat për kryetar të Partisë Demokratike nuk ishte i pranishëm në seancë për t’u betuar pas marrjes së mandatit, ndërsa dy të tjerë pritet që të marrin mandatin, pasi kanë dorëzuar dokumentacionin në KQZ. /abcnews.al