Sot është zhvilluar ceremonia e betimit të anëtarëve më të rinj të kabinetit të qeverisë Rama. Para Presidenti Ilir Meta është betuar  ministrit i Brendshëm, Bledar Çuçi dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

Presidenti duke i dorëzuar dekretin Çuçit

Dy ministrat njëri pas tjetrit kanë bërë betimin, ku kanë thënë  “betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Presidenti duke i dorëzuar dekretin Ekonomit

Më tej Presidenti u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit. Në ceremoni, ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Këto lëvizje në qeveri kanë ardhur pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv i “Shqiponjave”./tvklan.al