Por ra pre e sulmeve personale të Trump-it

Joe Biden është fituesi i debatit të parë të Cleveland mes dy rivalëve për garën presidenciale të 3 Nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Shumica e mediave dhe agjencive të sondazheve e shohin kandidatin demokrat si triumfator. Ndër më realistët konsiderohet sondazhi i zhvilluar nga CBS, që i jep Biden 48% të mbështetjes nga ata që e ndoqën live debatin e mbrëmjes së të martës, mes të cilëve vetëm 41% ishin pro Trump-it.

Megjithatë shumica e mbështetësve të të dy kandidatëve mendojnë se debati u karakterizua nga fryma negative. Kështu mendojnë 83% e shikuesve. 69% e tyre u mërzitën nga debati ndërsa 31% thanë se ishin argëtuar.

Referuar një analize të të përditshmes gjermane Bild që merret si këndvështrim nga jashtë Shteteve të Bashkuara, Joe Biden e humbi shansin e tij. Goditjet e tij fluturuan në ajër, shkruan Bild, që komenton se kandidati demokrat nuk duhej të kishte vazhduar luftën e baltosjes së nisur nga rivali republikan, por të duhej të prezantonte vizionin e tij për Amerikën.

Të tjera media ndërkombëtare shkruajnë se një debatet amerikane që janë shembull për gjithë botën, nuk kanë qenë kurrë kaq të ulët.

Sipas vlerësimeve, kandidatët nuk kanë mundur të tërheqin mbështetës nga radhët e të pavendosurve, shumica e të cilëve janë bindur edhe më tepër për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Tv Klan