Një grua ra aksidentalisht nga lartësia mëngjesin e kësaj të marte në kryeqytet. Burime zyrtare të policisë thonë se gruaja, identiteti i së cilës nuk dihen ende, ndodhet në spital.

“Rreth orës 09:25, në rrugën “Mine Peza”, një shtetase ende e paidentifkuar, aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës ku jeton, e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.”

Autoritetet kanë nisur hetimet me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al