Moska njofton nisjen e vaksinimit brenda pak javësh

24 orëshi i fundit shënoi shifra të ulëta të infektimeve të reja me COVID-19 krahasuar me rekordet e këtyre ditëve që lajmëruan se vala e dytë e pandemisë është aktive.

Infektimet në Francë ranë në rreth 13 mijë nga rreth dyfishi i regjistruar të shtunën. Rajoni i Lombardisë që në valën e parë ishte më i godituri po shënon sërish shifra të larta dhe kjo ka detyruar autoritetet që të vendosin shtetrrethimin duke nisur nga 22 Tetori, për orarin nga ora 22:00 e natës deri në 5:00 të mëngjesit.

Rusia shënoi një tjetër rekord të valës së dytë këtë 24 orësh me afro 16 mijë infektime të reja. Autoritetet lokale në Moskë thanë se brenda pak javësh do të nisë vaksinimi me vaksinën Sputnik-V. Kjo vaksinë nuk është e certifikuar nga OBSH, por rusët thonë se ajo është e para në botë kundër Covid-19 dhe është shumë efektive.

Në të gjithë globin numërohen rreth 40.7 milionë të prekur mes të cilëve 1.1 milionë viktima.

Tv Klan