Biseda e Hasenhuttl me Brojën


Biseda e Hasenhuttl me Brojën

11:40 14/09/2021

Sulmuesi i Shqipërisë nga ndeshja në ndeshje po e fiton besimin e trajnerit të Southampton

Ralph Hasenhuttl tregon se përshtypja e tij e parë për Armando Brojën ishte nëse skautët e Southampton kishin bërë mirë që kishin këmbëngulur për ta sjellë atë në skuadër.

Por trajneri i “Shenjtorëve” e pranon se pasi ka parë se çfarë mund të bëjë sulmuesi kuqezi në fushë, e kishte gjykuar gabim lojtarin.

Në ndeshjen kundër Ëest Ham, 20-vjeçari ishte i pandalshëm dhe vetëm fati e pengoi që të shënonte gol, ndërsa krijoi dy raste mjaft të mira.

 “Ishte paska i ngadaltë në fillim, por në tri javët e fundit më ka bërë përshtypje se sa shpejt ai mëson dhe se sa shpejt kërkon që t’i bëjë gjërat më mirë. Të shtunën unë pashë se përse ne e morëm atë dhe përse skautët e kërkonin në ekip. Kjo ësht gjë e mirë. Në dy javët e para, unë po shikoja se çfarë mundtë me jepte mua në fushë dhe tani e shikoj, të jem i sinqertë me ju. Pata një bisedë me të ku i shpjegova se çfarë dua. Ishte në fillim, ishte pak… nuk dua të them përtac, por nuk tregonte cilësitë që ka. Ai e bëri këtë në dy ndeshjet e fundit”.

Broja, i cili është në pronësi të Chelsea, ndiqet me vëmendje edhe nga tifozët e “bluve” të Londrës, të cilët e konsiderojnë si një lojtar mjaft premtues.

Edhe me kuqezinjtë, ai rezultoi i domsodoshëm në dy takimet kualifikuese të Botërorit Katar 2022, ku shënoi golin e fitores ndaj Hungarisë dhe dha një asist e realizoi gol në suksesin 5-0 kundër San Marinos.

Klan News






Të ngjashme