Pse po ikin Shqiptarët?

Sipas deputetes së PS Blerina Gjylametit, një nga arsyet kryesore se përse shqiptarët po largohen, lidhet me ekonominë e vendit dhe pagat disa herë më të larta në vendet e Europës.

E ftuar në “Opinion” në Tv Klan, ajo u shpreh se pjesa tjetër e popullsisë që emigron, është ajo më vulnerabël.

“Aty mund të përmendim azilkërkuesit. Por mos harrojmë diçka, mjafton të shikojmë numrat e atyre që janë kthyer në Shqipëri…. Ka një rritje gati 23% të atyre që janë rikthyer, kryesisht nga Italia. Por mund të shikojmë edhe pjesën e të huajve që kanë zgjedhur të ngrenë bizneset këtu”, shprehet Gjylameti. /tvklan.al