Edhe pse e shohim çdo ditë në ekran, spikerja e njohur Blerta Tafani është mjaft e rezervuar përsa i përket jetës private.

Sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan ajo tregoi më tepër për jetën private. Tafani e cila është nënë e një vajzë 7-vjeçare zbuloi se ajo ishte arsyeja se përse hoqi dorë nga gazetaria e terrenit. Ajo po ashtu zbuloi se vajza e saj Antea është e prirur drejt artit dhe dëshiron të bëhet këngëtare.

“Jetën time private jam munduar ta mbaj private ashtu sikurse mendoj se duhet të jetë. Nganjëherë njerëzit janë dashamirës, por jo çdo njeri mund ta mbaj presionin që publiku të bën, prandaj jam munduar ta mbaj jetën time private. Unë kam një vajzë 7 vjeç, Antea e cila ka mbaruar klasën e parë dhe po përgatitet për të filluar të dytën.

Që pas lindjes së vajzës unë hoqa dorë nga terreni dhe kam qëndruar vetëm në studio. Ishte momenti për të bërë një tërheqje për të qenë një mama e mirë dhe një spikere e mirë. Nga ajo kohë jam në këto kushte. Nuk e di nëse Antea e ka thjeshtë dëshirë fëmijë, por dëshiron që të bëhet këngëtare, këndon gjatë gjithë kohës. Tani unë jam e përqëndruar tek formimi i saj, për momentin nuk di të them nëse është natyrë e tërhequr apo do që të bëhet publike”,

tha spikerja.

/tvklan.al