Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Camorra qëllon përsëri në Itali. Mëngjesi i sotëm ka përgjakur Napolin. Dy gjykatës kanë mbetur të vdekur sot në mëngjes, kur nga një veturë me një killer brenda është goditur me breshëri kallashnikovi drejt makinës ku ndodheshin dy gjykatësit napoletanë. Por s’ka qenë vetëm ky rasti i masakrave në Napoli. Pasditja e mbrëmshme shënoi dy të vrarë të tjerë në këtë bar. Killeri ka hyrë në bar dhe ka vrarë dy vëllezër dhe ka plagosur rëndë pronarin e lokalit. Për policine Napoletane këto raste shënojnë rizgjimin e luftës mes grupeve mafioze dhe drejtësisë.

Debate në Parlamentin Palestinez per Pavarësine e Palestinës. Arafat, presidenti i palestinezeve ka qenë më i tërhequr për momentin në kërkesën për pavarësi. Por debatet e djeshme treguan se Arafat do ta ketë të vështirë me politikën palestineze. I ftuar për herë të parë në Parlamentin Palestinez ka qenë Sheiku Jasim, lideri i Hamasit. Perëndimi shton presionin mbi Arafatin që të fitoj kohë për mos aprovimin e kërkesës Palestineze për pavarësi./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori