Pasi Serbia ka bllokuar autobusët kosovarë në kufirin me Kroacinë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ajo e Punëve të Brendshme në Kosovë kanë dalë me një njoftim.

Përmes një postimi në Facebook, thuhet se këto dy ministri kërkojnë që të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.

Në njoftim thuhet se MPJD dhe MPB janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, njoftuan ministritë.

Një nga qytetarët është shprehur për Klan Kosovën se kanë pritur mbi 6 orë në doganë.

“Jemi duke pritë prej orës 3:00 të mëngjesit. Për momentin na kanë thënë të qëndrojmë në autobus pasi se nuk do të na vonojnë edhe shumë. Dokumentet na i kanë marrë të gjithëve dhe s’është kryer as edhe një kontroll. Jemi diku afro 10 autobusë që po presim”, tha një qytetar./tvklan.al