Luka Donçiç shkëlqen me një trible-double, gjithsesi, performanca e sllovenit nuk vlen për Dallas Maveriks. Këto të fundit u mposhtën nga kryesuesit e Konferencës së Lindjes, Boston Celtics që koleksionoi fitoren e 10-të radhazi në NBA.

Jayson Tatum shënoi 32 pikë, ndërsa në fushë u dalluan edhe Brown me 25 dhe Porzingis me 24 pikë. Në krahun tjetër, Dallas që gjendet në vendin e tetë u udhëhoq nga Donçiç, por 37  pikë, 12 rebaund e 11 asistime nuk shmangën disfatën.

Giannis Antetokounmpo shkëlqen sërish, duke i dhënë fitoren Milwaukee Bucks ndaj Çikagos. Basketbollisti grek kompletoi një double-double prej 46 pikë e 16 rebaund, por edhe dhënë 6 asistime. Për Milwaukee, i treti në Konferencën e Lindjes Lindje, është suksesi i pestë radhazi, ndërsa Chicago është i nënti.

Ndeshja pa shumë histori në Los Angeles. Clippers mposhtën Uashingtonin 140-115 në një ndeshje të vendosur në dy periodat e para. James Harden ishte më i miri në parket për vendasit me 28 pikë. Ndërkaq, Kuzma shkëlqeu në radhët e skuadrës së Uashingtonit ku shënoi 32 pikë e 7 rebaund, por që nuk mjaftuan për të shmangur disfatën e 51 sezonale.

Klan News