BozdoMe një fond prej 3 milion dollarësh Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projekrit për sistemimin e varrezave të Sharrës dhe Tufinës.

Ky projekt pritet t’i japë zgjidhje çështjes së vendvarrimeve të reja.

Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo gjatë inspektimit të punimve ne varrezat e Tufinës, u shpres se zbatimi i këtij projekti nisi pas zhbllokimit nga Gjykata të buxhetit të Bashkisë, i cili u mbajt i bllokuar nga kryeministri Rama për rreth 7 muaj.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, rikujtoi se veprat e mëdha publike vazhdojnë të mbahen të bllokuara nga ana e kryeministrit dhe kjo është në dëm të qytetarëve.

Projektet për të dy varrezat parashikojnë zgjerimin me një sipërfaqe afër 10 mijë metër katror në Tufinë dhe 15 mijë metër katror, në Sharrë.

Tv Klan