Mendojeni mirë kur të divorcoheni, më tepër nëse keni fëmijë. Pakënaqësitë për shpenzimet do t’iu ndjekin gjithë jetën. Po ndodh kështu edhe me çiftin më të famshëm në botë deri pak kohë më parë Brad Pitt-Angelina Jolie. Aktorja akuzoi dy ditë më parë ish-bashkëshortin e saj se nuk kishte paguar detyrimet financiare që prej ndarjes në 2016.

Ka reaguar Pitt, ndërkohë, me anë të avokatëve të tij, të cilët thanë në gjykatë se ylli hollivudian jo vetëm që ka paguar më shumë se 1.3 milionë Dollarë kosto, por edhe i ka huazuar Angelinës 8 milionë Dollarë për ta ndihmuar në blerjen e një shtëpie.

Ekipi ligjor i Pitt thotë gjithashtu se akuzat e Jolie lidhur me mbështetjen e fëmijëve janë thjeshtë një  “përpjekje e hollë për të manipuluar mediat”.

Brangelina, siç i njihnin fansat, u takuan në 2005 ne xhirimet e filmit zoti dhe Zonja Smith. Ata u martuan në 2014.

Tv Klan