Komisioni hetimor për presidentin cakton edhe dy ekspertë ligjorë

Erind Merkuri dhe Artan Spahiu do jene ekspertet ligjore konstitucionaliste të votuar nga Komision Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti Meta. Në mbledhje është miratuar edhe plani i hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Komisioni i ka dhëne mundësi presidentit të paraqitet në séance dëgjimore ditën e martë të javës së ardhshme.

Në sencën e të premtes deputeti Spartak Braho për shkak të deklaratave e ka konsideruar presidentin një njeri të çmendur ndaj ka kërkuar që të ketë një vlerësim për gjendjen psikologjike të tij,

Por deputetet socialistë Hyseni e Bushka thanë se nuk është në procedurë rasti konkret.

Duke iu referuar rasteve te procedurave te shkarkimit te presidentit lituanez dhe atij amerikan Trump, Kryetari Hyseni tha se ky komision hetimor do të funksionoje si tribunal e gjykate.

Deputeti Myslim Murrizi sugjeroi që të vihej në dispozicion te komisionit edhe praktika e shkarkimit të ish-presidentit të Italisë Benito Craxi në vitin 1993 si dhe në seancat e ardhshme hetimore të thirren kreu i SHISH dhe Drejtori i Policisë së Shtetit. Të premten e ardhshme ky komision do të bëjë përmbledhjen përfundimtare te materialit që do t’i paraqitet parlamentit për shkarkimin e presidentit, pasi të jenë dëgjuar ekspertët ligjorë.

Klan News