Brazili u ndal në një barazim pa gola me Venezuelën në ndeshjen e dytë të Kupës së Amerikës.

Lojtarët brazilianë u treguan të pasaktë, por edhe të pafat. Në përballjen e zhvilluar të mërkurën në Salvador u anuluan 3 gola, ku pati vendime të marra edhe me ndihmën e teknologjisë VAR.

Në sfidën tjetër të grupit A, Peruja mundi me rezultatin 3 – 1 Bolivinë. Përballja e fundit me Brazilin duket se do të vendosë shumë për vendin e parë.

Tv Klan